Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës, thotë se pa humbur kohë do t’i ftojë për konsultime liderët e të gjitha partive politike për të shikuar mundësinë e krijimit të Qeverisë së re të vendit.

Presidenti Thaçi tha se këtë do ta bëjë të hënën qysh në mëngjes, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e Kosovës. Sipas tij, fokusi do të jetë që në çdo rrethanë të mos lejohet që vendi të shkojë në zgjedhje dhe të mos shpërbëhet Kuvendi.

Thaçi: Vendi të mos shkojë në zgjedhje e as të shpërbëhet Kuvendi

 

“Pas krijimit të situatës dhe rënies së Qeverisë dhe mocionit nga Kuvendi, nga e hëna duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën në tërësi dhe përpikëri, do të filloj konsultimet me liderët e partive politike, gjithashtu me prezantimin e kritereve mbizotëruese pë r mundësinë e formimit të Qeverisë së re dhe natyrisht për mundësitë e reja. Por, fokusi im do të jetë në çdo rrethanë të eliminohet mundësia e organizimit të zgjedhjeve të reja apo shpërbërja e Kuvendit. Propozimi im do të jetë mundësia e krijimit të Qeverisë së re. Pra nga e hëna në mëngjes do t’i ftoj liderët e partive politike, t’i dëgjoj opinionet e tyre dhe të prezantoj edhe kriteret mbizotëruese për themelimin e qeverisë së re të Kosovës, në mënyrë që mos të ketë vakum institucional”, theksoi Thaçi.

Ai ka kërkuar që vendi të ketë Qeveri gjithëpërfshirëse, të stabilitetit dhe të unitetit, ndërsa, sipas tij, qeveria në ikje është në detyrë dhe do t’i kryen punët që i takojnë me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi.

Thaçi: Fokusi im të bëjmë një qeverie të stabilitetit, të unitetit dhe të gjithëpërfshirës

 

“Qeveria aktuale, në ikje është në detyrë dhe do t’i kryen punët që i takojnë me Kushtetutë dhe ligje. Natyrisht se fokusi im është që të shkojmë drejtë një qeverie të stabilitetit, të unitetit, të gjithëpërfshirjes në mënyrë që të kemi sukses në reformat tona e nevojshme dhe të domosdoshme”, u shpreh Thaçi.

Këto komente ai i bëri pas vizitës që ka zhvilluar sot në Qendrën e Studentëve të shndërruar në Karantinë, ku po qëndrojnë qindra qytetarë të Kosovës të ardhur nga vendete perëndimore

Share.