Vozitësi i Moto3, Jason Dupasquier ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 19 vjeçare pasi u dërgua me urgjencë në spital pas një përplasje me tri biçikleta në kualifikimet në Itali të shtunën.

“Ne jemi shumë të pikëlluar për të raportuar humbjen e Jason Dupasquier. Në emër të të gjithë familjes MotoGP, ne i dërgojmë dashurinë tonë ekipit të tij, familjes së tij dhe më të dashurve të tij. Kemi humbur shumë. Paqe për Jasonin“, raportoi MotoGP të dielën.

Dupasquier kishte humbur kontrollin e biçikletës së tij, gjë që e bëri atë të binte në tokë para se të goditej nga shoku i garës Ayumu Sasaki i cili nuk mundi të ndalej.

“Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor dhe të gjithë atyre që ishin më pas me shoferin zviceran, spitali ka njoftuar se Dupasquier fatkeqësisht nuk iu ka bërrë ballë plagëve të shumta dhe ka ndërruar jetë.”, thuhet në njoftimin e lëshyar nga spitali./TV Malisheva

Share.