Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ka thënë se nuk do ta lejonte kurrë askënd që të ndërhynte në punën e saj.

“Sot jam presidente e këtij institucioni, por për asnjë politikan, askush nuk më është afruar. Kurrë. Kurrë. Nëse dikush provon ta bëjë këtë do të di si të reagoj”, është shprehur ajo.

“Nuk dua të flas ashpër sepse nuk dua që të kthehem te ajo që ju tregova për nënën time, por mund të betohen në hirin e saj. Kurrë”.

“Diskutime të tilla nuk bëhen me mua në asnjë mënyrë, unë jam gjyqtare, në asnjë mënyrë. Unë jam presidente e këtij institucioni drejtësie. Kaq. Jo. Kam për të thënë rreth meritave të secilit, për shembull për kontributin shtetëror, vendet anëtare të BE-së, asnjëherë nuk kam pranuar asnjë telefonatë. Kjo është meritë e politikanëve. Ndoshta ata janë të respektueshëm, pa spekuluar , ndoshta ata duan që të vihet drejtësia. Nëse diçka nuk është e vërtetë, ajo do të dalë”.

Trendafilova në Rubikon ka thënë se e vërteta është ajo që triumfon gjithmonë.

“Në rastet kriminale ne shohim se si krimi është kryer me plan brilant, por gjithmonë mbesin gjurmë diku. Besoj se kjo lidhet me çfarëdo aktiviteti njerëzor”.

Share.