Pas ardhjes së Ibrahimovic në Milan, duket se tek klubi rosoner nuk ka vend për sulmuesin polak, Krzysztof Piatek.

Drejtuesit rosoner raportohen se e kanë vënë sulmuesin në merkato dhe tre klube tashmë janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit që ta transferojnë atë qysh në afatin kalimtar të janarit.

Aston Villa, Bayer Leverkusen dhe Newcastle United raportohet se janë të interesuar për të arritur marrëveshje me sulmuesin.

24 vjeçari ka bërë gjithsej 18 paraqitje këtë sezon me Milanin në Serie A dhe ka arritur të shënoj vetëm 4 gola.

Share.