Thomas Tuchel është afër nënshkrimit të një kontrate të re, pasi çoi Chelsean drejt trofeut të Ligës së Kampionëve me një fitore ndaj Manchester Cityt, në finalen e Ligës së Kampionëve që u zhvillua në “Estádio do Dragao” të shtunën.

Pas kësaj, Chelsea po planifikon ta shpërblejë Tuchelin duke i ofruar atij një zgjatje të kontratës deri në vitin 2023 me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Tuchel fitoi betejën strategjike me Guardiolan dhe kontrata e gjermanit, e cila mbaron verën e ardhshme, do të zgjatet. Menaxheri i Chelseat, i cili foli me pronarin e klubit, Roman Abramovich, në fushë pas ndeshjes, mori një marrëveshje fillestare 18-mujore kur ai zëvendësoi Frank Lampardin në “Stamford Bridge” në janar dhe ai dëshiron ta vazhdojë të ardhmen e tij në klub.

“Unë nuk jam as 100% i sigurt se mbase kam një kontratë të re tani,” tha Tuchel.

“Menaxheri im tha diçka për këtë. Unë fola me pronarin tani në fushë. Ishte momenti më i mirë për takimin e parë. Ne do të flasim nesër. Do të flasim më vonë. Unë do të qëndroj i uritur për titullin tjetër. Dëshira ime është që të kem edhe më shumë fitore dhe të rritem si trajner. Ne jemi në kontakt.”, tha në fund Tuchel./TV Malisheva

Share.