Të nderuar qytetarë !
Apelojmë të gjithë qytetarët,vëllëzërit e motrat tona që kanë ardhur pas 27 shkurtit 2020, e kanë njohuri për njerëzit( bashkqytetarët) që kanë ardhur me aeroplan, veturë apo autobusë nga shtetet e Bashkimit Europian si: Italia, Germania, Franca, Britania a po shtetet tjera që janë të prekuara me virusin Coronavirus , të lajmërohen në numrin 038 200 80 800 në qendrën e thirrjeve në IKSHPK.
Arsyeja e lajmërimit vullenetarë shpëton jetë, shpëtoni familjet e juja së pari, pastaj shoqërinë e ngushtë, nga shoqëri në shoqëri tjera shpëtoni gjithë vendin.
Ju mund të jeni mirë dhe fizikisht, dhe mendoni që nuk jeni të prekur nga virusi Coronavirus ,por reagimi i virusit është pas dy jave dhe për këtë ju kërkojmë që të lajmëroheni dhe t`i kem pasojat sa më të vogla.
Kërkojm; që të lajmëroheni vullentarisht pasi që vetëm tani jemi në javën e parë të Karantinës, dhe ndihma juaj shpëton jetë, shpëtoni vendin dhe bizneset pasi dëmi ditor është rreth 7milion euro.
Ju lutem telefononi qendren e thirrjeve 038 200 80 800 ose na shkruani në INBOX, se kush mendoni që këto ditë ka udhëtuar nga vendet e lartë cekura…
Shprendaje shpëto jetë, shpëto familjen, rrethin e shoqërin dhe gjithë vendin.
Së bashku ja dalim./TV Malisheva/