Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Sipas Policisë shqiptare 44-vjeçari me 4 identitete ishte dënuar në Milano për trafik droge.

Ai njihej me katër emra të ndryshëm si Eugen Vasili alias Eugen Lici alias Genti Goxhaj alias Gentjan Goxhaj.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, bënë kapjen dhe ekzekutimin e vendimit për shtetasin në kërkim Eugen Vasili alias Eugen Lici alias Genti Goxhaj alias Gentjan Goxhaj, 44-vjeç, banues në Tiranë.

Këtë shtetas, Prokuroria e Milanos e ka dënuar me 4 vjet e 9 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Gjithashtu, ky vendim është njohur dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka vendosur se pas ekzekutimit të këtij vendimi, këtij shtetasi i mbeten për të vuajtur edhe 2 vjet e 5 muaj burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /TV Malisheva

Share.