Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi uebfaqja zyrtare e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka transmetuar një aktivitet të PDK-së në Podujevë, qytet ky që të dielën do të jetë “nikoqir” i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune

Sërish, përmes uebfaqes zyrtare, kryetarja Vjosa Osmani ka reaguar menjëherë, duke e dënuar këtë akt, ndërsa ka shtuar se do të merren masa urgjente ndaj kujtdo që ka keqpërdorur autorizimet zyrtare.

Reagim i Kryetares së Kuvendit,  Vjosa Osmani

Sapo jam njoftuar se uebfaqja zyrtare e Kuvendit te Republikës së Kosovës në Facebook ka transmetuar aktivitetin partiak të Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë. Kjo përbën shkelje të autorizimeve zyrtare të personave përgjegjës që mirëmbajnë faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook.

Kam kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit që të ndërmerren masa urgjente ndaj kujtdo që ka keqpërdorur autorizimet zyrtare dhe kanë dëmtuar rëndë imazhin e institucioni të Kuvendit.

Share.