Për mua si lojtar i Ramiz Sadikut që të zhvilloj të gjitha ndeshjet dhe të jap kontributin tim në çdo lojë.Ne jemi një ekip me moshë të re të lojtarëve dhe synimi ynëështë mbetja ende në ligën e parë  thotë për gazetën ” Bota Sot ” Gentrit Ulluri

Kosova është vatër e talenteve të futbollit dhe për çdo vit dalin emra të rinj, që po dëshmohen në ekipet e ndryshme. Edhe te skuadrat e ligës së parë kemi mjaft talent, që disa po luajnë edhe rol të rëndësishëm në ekipet e para.

Një emër që po vjen është edhe Gentrit Ulluri, i cili ka synime të mëdha. Djaloshi është pjesë e klubit të futbollit me renome Ramiz Sadikut të Prishtinës, e cila garon në ligën e parë dhe aktualisht renditet në pozitën e 12-të me 7 pikë pas tetë jave të zhvilluara. Ulluri tha se si pikësynim e ka që të përgatitet sa më mirë, të jetë në formë për secilën sfidë dhe ta ndihmojë skuadrën që të mbledhë sa më shumë pikë.

Si fëmijë jam rritur në familje me frymë sportive, duke marr parasysh se babai, vëllau dhe kushërinjtë e afërt kanë qenë aktiv në futboll, po ashtu duke përcjellë vazhdimisht ekipet më të mëdha, me shtyn që të filloja të luaja dhe të zhvilloj më shumë talentin në akademitë e futbollit.

Si çdo lojtar tjetër dëshira ime dhe synimet janë që të luaj në ekipet me në zë të Europës. Gjithashtu synimi im është që të përfaqësoj shtetin tim përsëri ne kompeticionet të UEFA-s dhe FIFA-s siç bëra me përfaqësuesen e Kosovës U-17.

Motivi është më i lartë pasi që tani jemi në gjendje të luajmë edhe në garat europiane si dhe në Champions League dhe Europa League, ku aty mund të tregojmë vlerat tona si ekipe dhe ne si lojtarë që të depërtojmë më lehtë

Është vështirë pasi që liga e parë është një ligë më shumë fizike, ekipet janë përafërsisht në të njëjtën nivel dhe për të fituar duhen me shumë vrapime dhe duhet të dijmë të vendosemi mirë taktikisht.

Për mua si lojtar i Ramiz Sadikut është që të zhvilloj të gjitha ndeshjet dhe të jap kontributin tim në çdo lojë. Ne jemi një ekip me moshë të re të lojtarëve dhe synimi ynë është mbetja ende në ligën e parë.

Mbështetjen e familjes e kam të madhe pasi që ata janë aty për mua, çdo gjë me nevojitet dhe gjithmonë duke me mbështetur në çdo aspekt.

Pjesë të shkëputura nga “Bota Sot”

Share.