Policia nuk po e kursen askënd ditët e fundit, të cilët nuk po bartin maska në vende publike.
Por një qytetar po ankohet se policët po tregohen të padrejtë, pasi gjobat janë të shtrenjta.
Ai tha se sot policia e ka dënuar në tregun e Drenasit pa të drejtë.
Qytetari tha se punon tërë ditën për 10 euro, dhe se nuk mund ta paguajë dënimin për maskë.
Megjithatë, bartja e maskës u bë obligim për ta ruajtur shëndetin publik për shkak të Covid19. /TV Malisheva