Si pasojë e reshjeve të pandërprera në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, ka vështirësi në qarkullim në disa pjesë, por momentalisht mbetet e bllokuar rruga Mirushë – Gurbardh, përkatësisht ura mbi lumin Mirushë.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shqipton Shala, në disa rrugë ka vështirësi në qarkullim, përjashtuar rrugën Mirushë – Gurbardh, të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Drejtori Shala, i cili është në terren me ekipet emergjente, ka bërë të ditur se nuk ka raportime për dëme tjera, gjegjësisht nuk kanë pasur thirrje për intervenime tjera, përjashtuar rrugën e lartpërmendur.

/TV Malisheva

Share.