Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi sot se ende nuk ka përcaktuar ndonjë faktor rreziku si mosha, gjinia ose historia e mëparshme e mpiksjes së gjakut për rastet e mpiksjes së gjakut të raportuara pas imunizimit me vaksinën AstraZeneca kundërCOVID-19.

EMA përsëriti se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet, raporton Reuters.

Ajo, nga ana tjetër, paralajmëroi se njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për mundësinë e rrallë të mpiksjes së gjakut dhe duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast të simptomave./TV Malisheva

Share.