Këtë e bëri të ditur drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës, Violeta Grajqevci, duke thënë se fëmija ishte në gjendje të rëndë shëndetësore prej kur ishte shtrirë aty.
“Fëmija ka vdekur para 40 minutave nga mjekët kujdestarë i kamë marrë informatat. Ka qenë në gjendje shumë të rëndë, para dy ditëve është transferuar prej Emergjencës qendrore. Vazhdimisht ka qenë në gjendje të rëndë”, ka thënë Grajqevci për klankosova.tv.
Ajo ka shtuar se trupi i pa jetë i fëmijës për dy orë do të qëndrojë në Klinikë dhe më pas vendos familja e tij nëse atë do ta qojë në obduksion.
Pasi kishte rënë në liqen fëmija ishte nxjerr i gjallë nga Valon Fetahu. Pas intervenimit 11 vjeçari ishte dërguar në QKUK dhe gjendja e tij ishte monitoruar/TV Malisheva