Të paktën katër persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë në një të shtënë në një ndërtesënë jug të Kalifornisë, raportojnë mediat amerikane.

Policia tha se ata u thirrën në ndërtesën dykatëshe në Lincoln Avenue në Orange, në jug të Los Anxhelosit, rreth orës 17:30 me kohën locale.

Policët qëlluan dhe plagosën të dyshuarin i cili u dërgua në spital, tha policia.

Situata është “stabilizuar” dhe nuk ka asnjë kërcënim për publikun, shton deklarata.

Pak detaje të tjera të të shtënave u vunë në dispozicion megjithëse raportet lokale thanë se dy njerëz u plagosën nga të shtënat me armë.

“Tmerruese dhe pikëlluese”, tha guvernatori i Kalifornisë Gavin Neësom në Twitter. “Zemrat tona janë me familjet e prekura nga kjo tragjedi e tmerrshme sonte”, raporton BBC.

SHBA u trondit nga dy të shtëna të tjera masive në mars. Tetë njerëz – shumë prej tyre aziatiko-amerikanë – u vranë brenda qendrave të masazhit në Atlanta, Georgia, në 16 mars, ndërsa 10 njerëz u vranë në një dyqan ushqimesh në Kolorado në 22 mars.

Presidenti Joe Biden u zotua të ndërmarrë “hapa të arsyeshëm” për goditjen e armëve të zjarrit, duke ripërtërirë thirrjen e tij për të ndaluar armët sulmuese./TV Malisheva

Share.