Ka ndërruar jetë gazetarja Violeta Rexhepagiqi e cila ishte pjesë e Radio Televizionit të Kosovës.

Ajo ishte e angazhuar në Radio Televizionin e Prishtinës ku punoi deri në uzurpimin e kësaj qendre nga forcat serbe.

Pas okupimit të RTP-së ajo pranoi ftesën si reportere lufte pranë disa agjencive dhe televizioneve të huaja si “News Network”, “WTN” e “Sky NEWS”.

Sindikata e Pavarur e RTK-së ka shprehur ngushëllime për familjarët, kolegët e miqtë e saj.

Ky është telegrami i ngushëllimit nga SPRTK:

Me pikëllim ju njoftojmë, se ka ndërruar jetë kolegia e jonë, gazetarja e mirënjohur, Violeta Rexhepagiqi.

Sindikata u shpreh ngushëllime familjarëve, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe patën fatin të bashkëpunojnë me të.

U prehsh në paqen e përjetshme Viki!

Violeta Rexhepagiqi u lind në Prishtinë me 16.02.1965.

Mësimet e para i n doqi në shkollën “Faik Konica”.

Pas suksesit me këngë dhe si moderatore për programe të fëmijëve në “Radio Prishtinë”, filloi të ndjekë mësimet edhe në shkollën e ultë të muzikës. Si rezultat i angazhimit të saj, ajo shpërblehet me mirënjohe në festivalin e fëmijëve “Akordet e Kosovës”.

Njëkohësisht, Violeta intepretoi më se 40 këngë për fëmijë, dhe luajti zërin e personazheve në radio-dramat për fëmijë. Violeta nga adhuruesit e vegjël shikohej si shembull i rebelimit artistik.

Violeta për publikun e gjërë shqiptar u bë e njohur me paraqitjet e saja në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqsoi dy here Kosovën në përzgjedhjen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.

Violeta gjithashtu ishte e angazhuar në Radio Televizionin e Prishtinës dhe aty punoi deri në uzurpimin e kësaj qendre nga forcat e armatosura serbe. Gjatë kës aj kohe ajo pregatiti programin artistik me të cilin merr pjesë në festivalin e Radio Televizionit Jugosllavë.

Pas okupimit të RTP-së ajo mbeti e pa angazhuar deri sa pranoi ftesën si reportere lufte pranë disa agjensive dhe televizioneve të huaja, si “Neës Netëork”, “ËTN”, “Sky NEËS” etj.

Ndërkohë Violeta punësohet në Radio Televizionin publik të Kosovës, shkruante tekste këngësh dhe kompozoi për këngëtarë të vijës së saj artistike.

Gjatë punës së saj në RTK, kishte pregatitur disa emisione dokumentare, si “Loja e heshtjes”,” Azizia”, “Linda”, “Joliria në liri”, etj./ Tv Malisheva

Share.