Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë kompozitori i njohur nga Kosova, Riza Dolaku.

Këtë e ka bërë të ditur këngëtari Naim Abazi. Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë që Dolaku ka qenë njeri i artit dhe mik i mirë.

“Njeriu që e ka dashtë shumë jetën sado e vështirë që ka qenë për të. Njeriu i artit që në përmbajtje realisht ka qenë vetëm art dhe artistik! Gjuhen e komunikimit   shume te qarte  sidomos ne nivele e segmente artistike. Iku miku i mire i  yni dhe i artit Riza Dolaku!”, ka shkruar Abazi.

Gjithashtu edhe artistë tjerë kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e kompozitorit, Dolaku.

“Pusho i qetë Riza Dolaku! Faleminderit për këngët, bashkëpunimet dhe muzikën e bukur!”, ka shkruar këngëtari, Ramadan Krasniqi.

/TV Malisheva

Share.