Nëna e gjeneralit Nuredin Lushtaku ka vdekur sot.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në Facebook.
Jashari tha se e ndjera ishte nënë edhe për ushtarët e UÇK-së dhe ishte afër Adem Jasharit e bashkëluftëtarëve të tij të cilët i ushqeu në ditët më të vështira.
Tutje ai i shprehu ngushëllime familjes Lushtaku dhe të gjithë miqve.
Postimi i plotë:
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës Adile, nënës së Gjeneralit Nuredin Lushtaku.
Nëna Adile jo vetëm për 6 djemtë e saj por ishte nënë edhe për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo ishte afër Komandantit Legjendar Adem Jashari e bashkëluftëtarëve të tij, të cilët në ditët më të vështira në rrugën e Idealit për Liri u ushqyen nga duart e arta të saj.
Jeta dhe vepra e saj, kontributi në luftën tonë heroike do të mbetet përherë pjesë e historisë sonë të lavdishme.
Në emrin tim personal dhe në emër të komunës së Skenderajt i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes, Gjeneralit Nuredin Lushtaku dhe të gjithë miqve të familjes Lushtaku.
Pusho e qetë në tokën e Kosovës së Lirë nëna Adile!