Është raportuar se viktima mashkull shtetas nga Republika e Kosovës pasi i është keqësuar gjendja shëndetësore, ka marrë tretman mjekësor nga QKMF në Fushë Kosovë dhe më pas ka ndërruar jetë.

Policia e ka hapur rastin që ndodhi mbrëmë si vdekje e dyshimtë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

/TV Malisheva

Share.