Një person është ashtë arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti për motive ende të panjohura, dyshohet se pas një përleshje fizike me viktimën mashkull, të njëjtin e ka goditur me thika duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet policore tek i dyshuari kanë gjetur dhe kanë konfiskuar dy thika që dyshohet se janë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Njësitet policore janë duke hetuar rastin/ TV Malisheva /

Share.