Ministria e Punëve të Brendshme pas situatës së krijuar së fundmi me Covid-19, dhe me frekuentimet e shumta të qytetarëve pas përmirësimit të motit të parqeve të ndryshme, ka marrë vendim për mbylljen e tyre që nga dita e nesërme, raportin IndeksOnline.

Kjo është bërë e ditur nga kjo ministri, duke thënë se nga ora 08:00 deri në ora 20:00 ato do të mbyllen dhe se policia do të jetë në të gjitha pikat ku janë parqet dhe nuk do të lejojnë asnjë qytetarë që t’i frekuentojnë

Nga nesër do të mbyllen të gjitha parqet nëpër të gjithë qytetet në Republikën e Kosovës

Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve ka marr vendim që të gjitha parqet nëpër të gjitha komunat e Republikës së Kosovës do të mbyllen nga ora 08:00 deri në ora 20:00. Policia e Kosovës do të jetë në të gjitha pikat ku janë parqet dhe nuk do të lejojë asnjë qytetarë që t’i frekuentojnë.

Më shumë: https://mpb.rks-gov.net/News.aspx?ID=4444

Share.