Komuna e Skenderaj ka marrë vendim që familjes së Fetah Veliut nga Fshati Polac i Skenderaj, t’ia mbuloj shpenzimet për akomodim të përkohëshëm.

Një vendim i tillë ka ardhur pasi që kësaj familje gjatë ditës së sotme i shpërtheu bojleri, ku përveç dëmeve materiale mbetën të vdekur edhe dy fëmijë.

Duke e parë këtë situatë komuna njofton se deri në zgjidhjen e përhershme, kësaj familje do t’ia mbuloj shpenzimet e akomodimit. /TV Malisheva

Share.