Në pjesën veriore të Kosovës nuk janë duke u zbatuar asnjë nga vendimet e Qeverisë së Kosovës për koronavirusin.

Në këtë pjesë po punohet me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Serbisë, teksa edhe furnizimi me mallra po bëhet në masë prej 95 për qind nga shteti i Serbisë.

Fatmir Sheholli, drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, në një intervistë për KosovaPress thotë se nga ajo çfarë ka parë në këto ditët e fundit në katër qytetet në veri, lë të kuptohet se atje nuk është Kosovë.

Sheholli: Në Veri po respektohen ligjet e Serbisë për koronavirusin

 

“Ajo çka vërejta unë atje ishte një punë e përditshme e të gjitha marketeve dhe shitblerja e mallrave të ndryshme, njerëzve të cilët blinin sikur te ne. Por ajo çka më bëri përshtypje për arsye se unë mbeta pas orës 1 7:00 në mbrëmje në Veri e pash një vendim të Serbisë i cili po u respektonte në mënyrë eksplicite në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe në veri, për arsye se kemi edhe shqiptarë në atë pjesë. dhe kjo më bëri përshtypje se ishte një homogjinitet i jashtëzakonshëm i serbëve të veriut që ta respektojnë vendimin e një shteti tjetër. Në këtë rast vendimin e Serbisë që fare të mos dalin nga ora 17:00 deri në ora 07 të mëngjesit që është vendim i Qeverisë së Serbisë, apo i presidentit të Serbisë. Ata njëfarë forme po e respektonin këtë vendimin e Serbisë e jo të Republikës së Kosovës”, thotë ai.

Sheholli thotë se në pjesën veriore furnizimi me gjëra ushqimore, por edhe gjëra të tjera të nevojshme është i bollshëm, pasi që Serbia për këtë po kujdeset mirë.

Ai bëri të ditur se pavarësisht deklarimeve të qeverisë së Kosovës për taksën 100 për qind, ajo pjesë vazhdimisht është furnizuarnga Serbia.

Ndërsa ka ftuar politikanët që të marrin guximin dhe ta vizitojnë veriun, që të binden se aty nuk i përngjan asgjë Kosovës.

Sheholli: Si gjithmonë ata furnizohen me mallra nga Serbia

 

“Si gjithmonë ata furnizohen me mallra nga Serbia dhe 95 për qind të mallrave që ishin nëpër markete të tyre janë nga Serbia. Duke filluar nga plazma keksi e deri te mielli e gjërat tjera janë absolutisht mallra që vijnë nga Serbia. Kjo më bëri përshtypje për arsye se ne duhet ta kuptojmë dhe ta shohim që ato mallra me siguri janë duke hyrë nga Serbia dhe këto fjalimet politike të liderëve politikë shqiptarë të cilët po na mbajnë ders ditë për ditë është më mirë që nëse ata nuk kanë guxim, unë i marrë përdore dhe i çoj në veri që pa problem ta shohin gjendjen çfarë është në atë pjesë të Republikës së Kosovës, e ku po respektohen ligjet e Qeverisë së Serbisë.

Përplasjet ndërmjet institucioneve shtetërore, Sheholli i sheh të dëmshme dhe në disfavor të luftës kundër koronavirusit.

Ai thotë se kjo gjendje nuk duhet të shfrytëzohet për “qërim hesapesh politike”.

Sheholli: Politikanët po luajnë edhe me fati ne të sëmurëve

 

Kryeministri Kurti tha se ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu bëri panik, atëherë ajo panik që paska bërë ai, e që unë s’e njoh si panik, kjo që e bëri kryeministri mbrëmë me gjithë aparatin e tij qeveritar të Vetëvendosjes është panik në kub. Në këtë koncept unë besoj që këtë çështje populli nuk duhet t’ua fal askujt, me votë jo me çështje tjera. E krejt ky dyluftim, përballje politike e këtyre dy institucioneve kanë ndikuar te serbët në veri dhe jug. Mua me qindra serbë më kanë thirr sot dhe mbrëmë që të m pyesin se si të veprojnë. Dhe ne sot po e shohim se lëvizja e lirë është ka ndodh dhe nuk është ka përfillet vendimi i qeverisë. Dhe të them të vërtetën këtë vendim nuk e përfilli as unë si qytetar sepse është puro politik në këtë rast. Nuk mundemi që këtë gjendje ta shfrytëzojmë për marifete politike askush, e më së paku këta që janë në pozita qeveritare”, thotë ai.

E krejt kjo përplasje ndërmjet kryeministrit dhe presidentit, Sheholli thotë se po ndikon drejtpërdrejt në veri, ku sipas tij tashmë çdo gjë funksionon sipas ligjeve të Serbisë.

Ai bëri të ditur se deri më tani asnjë serb, qoftë në veri, apo edhe në qytete tjera në jug nuk është prekur nga koronavirusi.

Ndërsa kërkoi që si serbët ashtu edhe shqiptarët të bëhen bashkë për luftuar armikun e përbashkët.

Sheholli: Asnjë serb në veri e jug s’është prekur me koronavirus

 

“Kjo që ndodhi mbrëmë, por edhe sot me konferencën e presidentit të vendit po reflektohet edhe në Veri, për arsye se kjo vija administrative ku e ndan veriun dhe në atë pjesën atje thuajse nuk është Kosovë. Atje janë duke u aplikuar ligjet e Serbisë. Dhe ne kemi pyetje për kryeministrin Kurti. A vlejnë të gjitha këto vendime edhe për atë pjesën atje. Asnjë rast me koronavirus nuk është në veri të Mitrovicës dhe që besa as një rast edhe te serbët në tërë Kosovën. Dhe unë thërras që të gjithë epidemiologët të bëhen bashkë dhe të shikojnë pse në këto vende s’ka raste. Tashmë duhet të bëhemi bashkë sepse ky virus nuk njeh nacionalitet”, thotë ai.

Kujtojmë se mbrëmë qeveria e Kosovës mori vendim që të kufizojë lëvizjen e qytetarëve por edhe veturave. Por ky vendim u kundërshtua nga presidenti Thaçi i cili paralajmëroi se do ta dërgojë n Kushtetuese.

Share.