Shtabi i krizës në veri të Mitrovicës do të zbatojë masat e reja njëjtë sikurse në Serbi gjatë këtij vikendi.
Sipas këtyre burimeve, në katër komunat veriore të Kosovës nga e premtja në ora 17:00 deri të hënën në 05:00 të mëngjesit, do të aplikohet ora policore.
“Një masë e tillë pasi është vendosur nga qeveria e Serbisë për territorin e saj, do të aplikohet edhe në veri të Kosovës. Kjo për shkak se gjatë ditëve të vikendit më së paku po respektohet rekomandimi për zvogëlimin e kontakteve të qytetarëve”, brenda shtabit të krizës në veri./TV Malisheva/