Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli është nisur për në Hagë, ku nesër në cilësinë e dëshmitarit do të intervistohet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs, lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veseli para nisjes tha se është një moment ndërkombëtarë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të Kosovës.

Veseli: Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe

 

“Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por në të njëjtën kohë është një moment ndërkombëtarë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të, luftës së UÇK-së. Çdo luftëtarë i lirisë është krenar që ka pas fatin t’i shërbejë atdheut të vet. Edhe unë jam shumë krenar, e falënderoj zotin për këtë. Dua të them të rikonfirmojë edhe një herë me asnjë gjë nuk e ndërroj asnjë pjesë të asaj jetës sime krenare. Historia e UÇK-së është historia e të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, tha ai.

Intervista e Kadri Veselit njëherë ishte caktuar për fillim të këtij muaji, por më pas ishte shtyrë për 10 dhjetor.

Share.