Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pas vdekjes së profesorit dhe demografit të njohur, Rifat Blaku, ka shkruar se ai ishte një njeri me virtyte të larta që punoi shumë dhe kontribuoi në edukimin e gjeneratave të reja.
Veseli ka shkruar në Facebook se duke marrë pjesë aktivisht në jetën politike e publike, profesor Blaku u angazhua për ndërtimin dhe forcimin e shtetit tonë të ri.
“Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën e punuan me të”, ka shkruar ai