Qytetarët në Kosovë kanë nisur të mobilizohen me ushqime shtesë, ani pse deri më tani s’ka ndonjë rast me koronavirus, njofton Llapi.info.
Ata tashmë kanë nisur të marrin ushqime rezervë, derisa në shumë markete ka pasur edhe ngritje çmimesh, e që për këtë edhe ka reaguar Qeveria e Kosovës.
Por, llapjanët kanë shprehur gatishmërinë që t’u dalin në ndihmë edhe familjeve nevojtare. Për këtë, Gzim Hasani nga fshati Bradash i Podujevës ka shprehur vullnetin që t’i ndajë 5000 kg miell falas për 100 familje (50 kg për një familje) nevojtare që janë në komunën e Podujevës. Hasani aktualisht është pjesëtar i FSK-së, ndërsa është edhe veteran i UÇK-së.
Gzimi përmes profilit të tij në Facebook, njofton familjet nevojtare që miellin mund ta marrin nga dita e nesërme në tri pika: Podujevë, Sekiraçë dhe Bajçinë.
Për më shumë, Hasani ka dërguar në Llapi.info informata ku mund të kontaktoni në këta numra telefoni: 045-444-222 & 044-241-022.