29 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në seancën konstitiuve janë betuar duke i pasur të vendosur para vetës flamujt kuq e zi.
Bëhet e ditur se flamujt në fjalë atyre u janë dhuruar nga dy deputetet Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës.