Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se deri më tani nuk është paraqitur asnjë efekt anësor te të vaksinuarit me AstraZeneca.

Pasi vizitoi Qendrën e vaksinimit në sallën “1 tetori” në Prishtinë, ministri Vitia para gazetarëve tha se i gjithë procesi i vaksinimit po shkon mirë, ndërkohë theksoi se kontingjenti i dytë i vaksinave pritet të vijë në fund të prillit ose fillim të muajit maj.

Derisa apeloi për respektim të masave antiCOVID-19, ministri Vitia u pyet nga mediat lidhur me zbatimin e të njëjtave sa nuk ka qenë ministër.

“Ajo fotografi që ka qarkulluar dje ka qenë në muajin mars në një ndejë private para këtyre masave, megjithëse nuk më shfajëson nga përgjegjësia”, tha Vitia, duke iu referuar akuzave të PSD-së se ai kishte marrë pjesë në një tubim të Vetëvendosjes, duke mos respektuar masat antiCOVID-19./TV Malisheva

Share.