Rrejti i marketeve “VivaFreshStore”, sot dhënë një donacion prej 200 pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës. Ky donacion i është dorëzuar shtabit komunal në Malishevë, përmes Kryqit të Kuq të Kosovës.
“Çdo ndihmë që vjen nga donatorët dhe kompanitë, është i mirëseardhur në situatat si kjo që është krijuar me shfaqjen e virusit korona, ku si pasojë komuna jonë është në karantinë. Me këtë rast, në emër të Komunës së Malishevës dhe shtabit komunal për menaxhimin e kësaj situate, i falënderoj “VivaFreshStore”, për këtë donacion, shumë domethënës, që neve si komunë na ndihmon shumë, për përkujdesjen ndaj rasteve sociale”, ka thënë kryetari Begaj, me rastin e pranimit të donacionit.
Pakot përmbajnë ushqime dhe higjienë.

Share.