Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se kishte kryer vjedhje në një pastiqeri.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur një çantë e zezë në të cilën kishte pasur një palë dorëza, një maskë të zezë, dara për prerje të shufrave të metalit, pajisje tjera, si dhe një kuletë me para të imta që dyshohet se i kishte vjedhur në lokalin e lartcekur.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet./MalishevaTV

Share.