Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka folur pas 79 rasteve të reja të konfirmuara në Kosovë me Covid-19. Ajo ka thënë se vetëm duke qëndruar në shtëpi dhe duke i ndjekur udhëzimet e profesionistëve, mund të fitohet beteja kundër koronavirusit.

Osmani ka thënë se 24 orëshi i fundit ka shënuar numrin më të madh të të infektuarve me Covid-19 deri tani në Kosovë.

“24-orëshi i fundit shënoi numrin më të madh të të infektuarve të konfirmuar me Covid-19, gjithsej 79. Ky numër tregon fuqinë e armikut të padukshëm, dëshmon se, nëse ne, sikur thonë profesionistët shëndetësorë, ne i japim këmbë atij, ia bartim atë tjetrit, beteja ndaj tij do të jetë e gjatë dhe e dhimbshme. Prandaj, të bëhemi të gjithë bashkë për ta ndalur atë, për të shpëtuar jetët tona e të të dashurve tanë; t’i kufizojmë liritë tona sot që t’i gëzojmë përherë pastaj; ta kuptojmë se fatin e betejës e kemi në duart tona dhe se vetëm duke qëndruar në shtëpi dhe duke i ndjekur udhëzimet e profesionistëve, mund ta fitojmë atë”, ka shkruar Osmani në facebook.

Osmani ka thënë se kjo situatë tejkalohet bashkërisht duke bërë thirrje për qëndrim në shtëpi./ Tv Malisheva

Share.