Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj konsideron tri bartëset e pushteteve në Kosovë janë për shkak të partisë, pjesë e cilës është edhe ai. Sipas tij, tanimë edhe Vjosa Osmani mund të lëshohet në qafë të LDK-së, pasi është bërë kryeparlamentare nga partia e saj.
Për këtë ka reaguar kryeparlamentarja Osmani, e cila ka bërë thirrje që të mos përmendet emri i saj.
Osmani: Le të jetë hera e fundit që dikush tenton të flas në emër tim
“Vjosa Osmani mund të na lëshohet në qafë, sepse ne e kemi bërë kryeparlamentare. Tri pushtetet kryesore në… Vjosa Osmani: “Juve deputet ju kisha lut që të mos flisni më në emër tim… vazhdo mbaje fjalimin, por le të jetë hera e fundit që dikush tenton të flasë në emër tim….(Driton Selmanaj): “Tri bartëset e pushteteve në Kosovë janë për shkak të LDK-së sepse ne i kemi bërë, a j emi të zhgënjyer, normalisht që po. Gjëja e parë që e bëjnë këta njerëz i lëshohen në qafë LDK-së. Kur e patëm zgjedh Hashim Thaçin president pas dy-tre muajve, u organizua mocioni për të rrëzuar LDK-në, dhe LVV e përkrahi- u bënë bashkë”, deklaruan ata.
Në seancën e jashtëzakonshme për votimin e mocionit të mosbesimit, Selmanaj tha se po bëhen aventura duke u shkelur Kushtetuta si nga kryeministri, po ashtu edhe nga presidenti. Ai i ka bërë thirrje Albin Kurtit që të ndalë industrinë propaganduese brenda partisë që ai udhëheq.
Selmanaj: Ndaleni industrinë propaganduese, 113 sms më kanë ardhur me mesazh të njëjtë
“Zotëri kryeministër na kishe bërë shumë nder nëse i ndalni të them industrinë propaganduese që keni brenda LVV-së, 113 SMS i kam marrë deri tash me mesazhin e njëjtë: “Mos ma vjedh votën, mos u bë pjesë e planit”. Tash kanë filluar të vijnë edhe prej Gjermanisë e Zv icrës. Mos ju lutem, kjo nuk është forma që funksionon demokracia, të nderuar kolegë deputetë. Prandaj po ju lus propagandën si mjet politik të veprimit politik e kanë disa vende tjera, që më së paku duhet t’i imitojmë ato”, tha Selmanaj