Vogëlushja Rumesa Dibrani, sot ka publikuar këngën e saj të parë.
Rumesa në këngën “Poki”, këndon për qenushin e saj dhe tregon miqësinë që ka me të, ndërsa jep edhe mesazhin për kujdesin dhe dashurinë që duhet të kemi ndaj kafshëve.
Publikimi i këngës së Rumesës, i cili është i realizuar edhe në klip, është publikuar sot në Youtube, në ditën kur Rumesa mbush shtatë vite.
Rumesa premton që do të sjellë edhe shumë këngë të tjera, pasi aq sa e donë Pokin, po aq e dashuron edhe këngën.
Klipi i këngës “Poki”: