Qeveria e Kosovës sot ka votuar projektbuxhetin për vitin 2020. Dy miliardë e 357 milionë euro do të jenë në tërësi shpenzimet buxhetore të ekzekutivit. Me këtë buxhet parashikohet që rritja ekonomike për këtë vit të jetë 4.2 për qind.

Kabineti qeveritar sot ndau edhe 10 milionë euro për Ministrinë e Shëndetësisë për t’u ballafaquar me koronavirusin. Derisa përmes një vendimi qeveritarët i kërkuan AKP-së të pezullojë të gjitha aktivitetet për shitjen ose dhënien me qira të aseteve publike.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, duke e arsyetuar projektbuxhetin, tha se ai në masë të madhe do të mbushet nga të hyrat doganore.

Krahas kësaj, shefi i arkës së shtetit, u shpreh se kanë paraparë rezervë më të madhe të shtetit, pasi, sipas tij do të akomodoheshin kërkesat që dalin mbi Ligjin e Pagave pas vendimit të Kushtetueses.

Bislimi: Shpen zimet buxhetore për 2020 – 2 miliardë e 357 milionë euro

Video

“Gjithsej, shpenzimet buxhetore për këtë vit pritet të jenë 2 miliardë e 357 milionë euro ose 12.7 për qind më shumë se buxheti i realizuar i vitit 2019 ose në terma monetar 266 milionë euro më shumë. Në draftin që keni para vetes mungon një korrigjim që është bërë në momentin e fundit. Fondi për bursa në Ministrinë e Arsimit është shtuar për 400 mijë euro për të akomoduar kërkesat reale të ministrisë. Nëse i shohim sipas kategorive ekonomike, do të vëreni se buxheti për paga dhe mëditje ka një rritje shumë modeste. Mirëpo, ne kemi paraparë një rezervë shumë të madhe në mënyrë që të akomodohen kërkesat që mund të dalin nga Gjykata Kushtetuese për Ligjin për Pagat”, tha ai.

Mbi bazën e kësaj, ministri Bislimi tha se parashikohet që të ketë rritje ekonomike rreth 4.2 për qind.

Bislimi: Rritja ekonomike për 2020 pritet të jet ë 4.2 për qind

Video

“Divizioni për marko-ekonomi gjatë muajit janar ka dal me këto projeksione. Një rritje ekonomike e pritur për vitin 2020 në masën 4.2 për qind në terma realë, apo mbi 5 për qind në terma nominalë. Në kontekstin e periudhës afat-mesme, rritja pritet të jetë paska më e lartë. Buxheti për 2020 mund të ketë efekt pozitiv në rritjen ekonomike, të cilën presim ta shohim vitin e ardhshëm”, tha ai.

Në lidhje me planin e veprimit për koronavirusin, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se është ngritur niveli i gatishmërisë. Ai shpalosi planin e veprimit të Qeverisë kundër kësaj sëmundje që pa prekur pothuajse të gjithë botën.

Vitia: Mbi 10 milionë euro për koronavirusin

Video

“Propozimi sipas legjislacionit në fuqi i është dërguar këshillit të sigurisë, kryeministrit bashkë me kërkesën për miratimin e planit të veprimit, planit të gatishmërisë dhe reagimit kund r koronavirusit, me përllogaritjen financiare të aktiviteteve të parapara në këtë plan. Bazuar në kërkesën e përfaqësuesve të institucioneve të ndryshime në komitet, kostoja finale e këtij plani të veprimit është 10 milionë e 13 mijë euro”, tha ai.

Në arsyetimin e saj për t’i kërkuar pezullimin e punës Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ministrja e Ekonomisë Rozeta Hajdari tha se në rast të realizimit të planit të AKP-së do të pamundësohet realizimi i programit të qeverisë.

Hajdari: AKP të pezullojë dhënien e aseteve me qira

Video

“T’i kërkohet Agjencisë Kosovare të Privatizimit të pezullojë për një afat të pacaktuar të gjitha veprimet në lidhje pronat e paluajtshme nga lista e aseteve për qiradhënie. Me karakter specifik e aranzhuar e shpallur më 5 mars 2020, duke marrë parasysh programin e Qeverisë për vitet 2020-23 që parasheh politika për administrim afatgjatë të pronës publike dhe shoqërore duhet të jetë me këtë vendim. Si arsyetim shtesë mendoj se duhet t’ju sjellë se agjencia ka në plan të jep disa asete të rëndësishme Qeveria duhet t’i kërkojë të ketë parasysh programin e qeverisë. Nëse agjencia zbaton qiradhëniet, atëherë qeveria do të ketë të pamundshme të realizojë programin”, tha ajo.

Këtë vendim e përkrahu edhe kryeministri Albin Kurti.

Kurti: AKP s’mund të marrë vendime për vitet e ardhshme

Video

“Një institucion që nuk e di edhe sa javë apo muaj që i ka, nuk mund të marrë vendime për vitet e ardhshme”, tha ai.

Qeveria mori disa vendime që kanë të bëjnë me shpronësime të pronave që i mundëson vazhdimit të punësimeve magjistrales Prishtinë-Mitrovicë. Për këtë, ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku tha se këto punime pritet të përfundojnë në vitin e ardhshëm./TV MALISHEVA/

Share.