Është ndaluar për 48 orë personi i cili ishte i përfshirë në vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur ditën e mërkurë në Pejë, ku të vrarë kanë mbetur dy zyrtar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Brenda 24 orëve nga Prokurori i rastit do të kërkohet masë paraburgimi për të. Dhe lidhur me rastin prokurorja është duke ndërmarrë të gjtha masat e nevojshme”, tha Nikçi.
Ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /TV Malisheva