Florand Shehu, shqiptari që masakroi me thikë gruan e tij disa ditë më parë në Greqi, ka deklaruar ditën e djeshme para autoriteteve se nuk ishte në dijeni të asaj çfarë po bënte në momentin kur ndodhi krimi.

“Dua të theksoj se jam i shkatërruar, i “tretur mendërisht dhe u pendova për atë që bëra, që në sekondën e dytë, për këtë arsye dhe u paraqita në Departamentin Policor ku tregova në detaje atë që kishte ndodhur. Ju kërkoj falje… kryesisht prindërve të gruas sime dhe veçanërisht fëmijës tonë të vetëm”, është shprehur ai.

Ngjarja ndodhi mesditën e të enjtes së kaluar, ku shqiptari direkt sapo kreu vrasjen u dorëzua në komisariat.

Ai deklaroi se e kishte vrarë bashkëshorten 31-vjeçare, me të cilën ka një djalë për arsye xhelozie. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe gjeti gruan e e vdekur në dhomën e saj të gjumit, aty ku 40-vjeçari e kishte vrarë duke e goditur me thikë./TV Malisheva

Share.