Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje. Lajmin e kanë bërë të ditur kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa.

Të dy thanë në një konferencë për media se kanë vlerësuar se kjo marrëveshje është në dobi të Kosovës.

Kurti tha se Qeveria do t’i kenë 15 ministri dhe 33 zëvendësministra./TV Malisheva/

Share.