Arsenali ka vendosur çmimin e kërkuar për mesfushorin Granit Xhaka pas interesit nga Roma, raporton “Gazzetta dello Sport”.

Reprezentuesi i Zvicrës është identifikuar si objektivi më i madh për menaxherin e ri Jose Mourinho, i cili kohët e fundit mori drejtimin e Romës.

Klubi italian bëri një ofertë prej 13 milionë euro plus bonuse për mesfushorin, por oferta u refuzua menjëherë nga “Gunners”.

Klubi nga Londra veriore po kërkon të paktën 20 milionë euro për Xhakën, por Roma shpreson të negociojë një marrëveshje shkëmbimi të pjesshëm.

Ata janë të përgatitur të përfshijnë ose Amadou Diaëaran ose Cengiz Under si një kartë për të zbritur çmimin për ish-kapitenin e Borussia Monchengladbachut./TV Malisheva

 

Share.