Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, ka deklaruar për TV Malisheva se ai do të jetë kandidati për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale të tetorit.

Ai ka shtuar se është i bindur se do të ofrojë alternativë ndryshe nga partitë tjera në këtë komunë.

“Kësaj beteje, natyrisht me mbeshtetje të miqve dhe strukturave do tu futem edhe njëherë duke qenë i bindur se do të ofrojmë një alternativë ndryshe nga rivalët politikë”, tha Berisha. /TV Malisheva

Share.