Të dashur mërgimtar ku do që jetoni.

Duke konsideruar se jeni pjesa që kontribuoni më së shumti në mirëqenien e familjeve tona në Kosovë, natyrisht se keni edhe përgjegjësi për të kontribuar në avancimin e demokracisë në vend në zgjedhjen tuaj rreth lidershipit që drejton Republikën e Kosovës.
Me 6 tetor Kosova, organizon zgjedhjet e parakohshme Parlamentare dhe në këtë rast ju mund të ndihmoni që përmes votës tuaj me bindjen tuaj të plotë të përcaktoni se kush do të përfaqësoj interesat e qytetarëve të vendit në legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës.

Duke respektuar në plotëni, bindjet dhe preferencat tuaja politike, ju ftojme që të jeni aktiv dhe të votoni për zgjedhjet e 6 tetorit.
Kosovën e presin shumë punë dhe tema të rëndësishme, ndihmoni edhe ju në zgjidhjen e tyre.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju mundëson qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë përmes postës. Për të votuar përmes postës, ju duhet të plotësoni formën e bashkangjitur dhe ta dërgoni atë së bashku me një dokument identifikimi që është valid. Dokumentet mund të dorëzohen përmes emailit, faksit apo postës në adresat më poshtë:
Email:
[email protected]
[email protected]
[email protected]
[email protected]
Fax:
+ 383 (0) 38 213 200
Postë:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Votimi Përmes Postës
Posta 6, kutia postare 351
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës
Ju lutem klikoni në linkun më poshtë për informatat e detajuara.
http://xn--cdaaa.kqz-ks.org/sherbimet-per-votues…/votimi-me-poste/

Faleminderit për kujdesin e vazhdueshëm që tregoni për vendin tonë të përbashkët, Kosovën!

kqz-ks.org

Share.