Para pak ditësh trajneri i Përfaqësues së Kosovës, Bernard Challandes publikoi listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore kundër San Marinos dhe Maltës.

Fillimisht aty nuk ishte përfshirë fare top-golashënuesi i Superligës së Kosovës, Mirlind Daku, por kjo ndodhi të premten kur Challandes njoftoi në konferencë për media se e ka ftuar Dakun.

Por, pas Dakut, lista e lojtarëve të Ballkanit të ftuar nga trajneri Bernard Challandes te Kosova është zgjatur edhe më tutje dhe njoftimin e ka bërë skuadra nga Suhareka që ka publikuar emrat e rinj që janë thirrur nga selektori i Kosovës.

Pra, nga radhët e Ballkanit në Përfaqësuesen A janë ftuar: Mirlind Daku, Blend Baftiu, Bajram Jashanica, Arber Hoxha, Armend Thaq.

Ndërsa për U/19 janë ftuar: portieri Dashnor Balaj, Leonard Shala, Lorik Rexhepi dhe Albnor Maliqi./TV Malisheva

Share.