Policia ka informuar sot se janë zhdukur dy vajza në Prishtinë.

Rasti i parë ka ndodhur ndërmjet datës 13 dhe 14 prill dhe rastin në Polici e ka paraqitur nëna e vajzës.

“Prishtinë 13-14.04.2023 – 21:00-04:00. Ankuesja femër nga Kosova ka raportuar se vajza e saj nuk gjendet në shtëpi prej datës së lartcekur. Sipas ankueses deri me tani nuk kanë njohuri se ku mundet me qenë.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe vazhdon në procedurë hetimore.”, ka bërë të ditur Policia.

Ndërsa, rasti i dytë ka ndodhur më datën 13 prill dhe rastin e ka raportuar babai i vajzës, i cili ka bërë të ditur se me të bijën ka komunikuar përmes rrjeteve sociale dhe se ajo është mirë, por nuk e di ku gjendet.

“Prishtinë 13.04.2023 – 08:30. Ankuesi mashkull nga Kosova ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Ankuesi ka komunikuar me të përmes rrjeteve sociale ajo ka thënë se është mirë, por nuk ka treguar vendndodhjen. Rasti në procedurë hetimore.”, ka bërë të ditur Policia.

/TV Malisheva

Share.