Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan kërkon ndihmën e qytetarëve me qëllim gjetjes së një vajze të raportuar si e zhdukur.

Në njoftim thuhet se 13-vjeçarja me inicialet A.I., shtetase nga Republika e Kosovës, ka adresë të banimit Gjilanin, por nuk jepen më shumë detaje lidhur me rastin.

Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001

/TV Malisheva

Share.