Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka vlerësuar rivalin e tij në Manchester Cityt, Pep Guardiolën, si trajnerin më të mirë në botë.

Pep Guardiola e kishte fituar trofeun më prestigjioz të Evropës dy here, fillimisht në sezonin 2008/09 dhe pastaj në sezonin 2010/2011, të dyja sa ishte trajner i Barcelonës.

Ai ende nuk ka arritur ta fitojë këtë titull që kur u largua nga Spanja, përkundër që ishte trajner i gjigantit të Bundesligës, Bayern Munichut, dhe pastaj e mori Manchester Cityn, që e ka skuadrën më të shtrenjtë në histori të futbollit.

48-vjeçari ka dështuar ta dërgojë Manchester Cityn në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve deri më tani. Disfata e mbrëmshme kundër Tottenhamit bëri që Guardiola të eliminohej për të dytin vit radhazi nga rivalët anglezë në Ligën e Kampionëve.

Këto statistika bëjnë që ai të kritikohet nga shumë njerëz, mirëpo Zidane beson se arritjet e Guardiolës, i cili është afër të bëhej trajneri më i trofeshëm në botë përkundër moshës së tij të re, kanë dëshmuar se ai është më i miri në botë.

“Do të jetë e veçantë të përballem me të. Kam luajtur kundër tij shumë herë”, ka thënë Zidane në konferencën e fundit për shtyp, kur u pyet për përballjen me Guardiolën.

“Unë e respektoj atë si lojtar dhe si trajner sepse mendoj se ai është trajneri më i mirë në botë”.

“Ai e ka dëshmuar gjatë karrierës së tij këtë gjë de unë mezi po pres të dal në fushë kundër tij dhe të përballem me skuadrën e tij”.

Real Madridi i drejtuar nga Zinedine Zidane dhe Manchester City i drejtuar nga Pep Guardiola do të përballen mes vete në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

Share.