Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas lajmit se mbi 130 mijë vaksina Astra Zeneca kanë skaduar.
Zogaj thotë se kjo është çmenduri kur një botë e tërë është në garë për të siguruar vaksina.
“Kjo mbi te gjitha eshte nje cmenduri. E sikur te mos mjaftonte kjo, kjo qeveri e partia e saj, nuk heziton qe fajin per kete megaskandal tenton me ia hedhe opozites apo emrave te pervecem’ shkruan Zogaj në Facebook.
Reagimi i plotë:
Mbi 130 mijë vaksina, të dhuruara kanë skadu në duart e valltarit Vitia.
Një botë e tërë ishte e është në garë për të siguruar vaksina për qytetarët e vet, e Kosova e varfur nuk e ka problemi më të vogël më i hedh posht një numër kaq të madhë të tyre.
Kjo mbi të gjitha është një cmenduri. E sikur të mos mjaftonte kjo, kjo qeveri e partia e saj, nuk heziton që fajin per këtë megaskandal tenton me ia hedhe opozites apo emrave të përveçëm. /TV Malisheva