Edhe pse mund të duket një anije e të ardhmes, siç pretedon të jetë, Oceanbird – “Zogu i oqeanit”, bazohet te e kaluara e lundrimit, sepse e merr energjinë nga era.

Anija transatlantike, e cila do të përdoret për transportin e makinave, po projektoht dhe ndërtohet nga Ëallenius Marine, një kompani suedeze e prodhimit të anijeve, me mbështetjen e qeverisë suedeze dhe dhe instituteve kërkimore.

Me një kapacitet prej 7000 mjetesh, anija 198 metra e gjatë do të sjellë një risi në transportin detar. Anija do të ketë pesë “vela” gjigante secila gati 80 metra e lartë, që janë në gjendje të rrotullohen 360 gradë pa e prekur njëra-tjetrën. Gjithashtu ato mund të zvogëlohen deri në 60 metra, për të bërë të mundur kalimin nën ura, apo për të përballuar motin e keq. Velat, të cilat do të jenë prej çeliku dhe materiale të tjera, duhet të jenë kaq të mëdha për të siguruar energjinë e mjaftueshme për të lëvizur anijen me peshë 35 mijë tonë.

 

Edhe pse parimet e lundrimit nuk janë të reja, dizajnimi i anijes ka qenë një sfidë e vërtetë, thotë Mikael Razola, arkitekt mjetesh lundrimi dhe menaxher i projektit. Sepse këto do të jenë anijet më të larta të ndërtuara ndonjëherë. “Ato mund të arrijnë deri në 100 metra mbi sipërfaqen e ujit”, thotë Razola. “Kur ngrihesh kaq lart në qiell shpejtësia dhe drejtimi i erës ndryshojnë shumë”.

Anijet e zakonshme të transportimit të makinave harxhojnë mesatarisht 40 tonë karburant në ditë, duke krijuar 120 tonë CO2, çka ka rritur presionin ndaj kompanive të prodhimit të anijeve, për të ulur këto shifra. Organizata Ndërkombëtare Detare, pjesë e OKB, ka vendosur një rregull që brenda vitit 2050 anijet të ulin me 50% sasinë e gazrave të dëmshëm që nxjerrin në atmosferë, me ambicien për ta çuar në zero këtë shifër brenda këtij shekulli.

Zogu i oqeanit është e dizajnuar për t’i tejkaluar këto objektiva, pasi kompania prodhuese thotë se ajo do të lëshojë 90% CO2 më pak se anijet tradicionale. Por gjithsesi do të ketë motorë, për të siguruar manovrimin në porte dhe për emergjenca.

Me një shpejtësi prej 10 nyjesh detare (18,5 km/h), Oceanbird do të lundrojë më ngadalë se anijet e deritanishme, që kapin një shpejtësi deri në 17 nyje detare (31,4 km/h). Kësisoj, udhëtimi transoqeanik do të zgjasë 12 ditë dhe jo 7. Kjo do të kërkojë miratimin e edhe të kompanive të prodhimit të makianve, pasi afatet e tyre do të ndryshojnë. Megjithatë, thotë Razola, deri tani përgjigja ka qenë shumë pozitive.

Për ta nxjerrë në det Zogun e oqeanit do të duhet edhe pak kohë. Kompania ka prodhur një model 7 metra të gjatë, të cilin do të nxjerrë për lundrimin testues në fund të këtij viti, por Razola thotë se objektivi është që anija në versionin origjinal të dalë në det në vitin 2024./TV Malisheva

Share.