Kompania e specializuar për dezinfektim “Zona Park”, në kuadër të realizimit të projektit të tyre humanitar, sot ka vazhduar me dezinfektimin e objekteve të banimit të personave të prekur me COVID-19, në territorin e Komunës së Malishevës, si dhe të objekteve tjera me rëndësi. Kjo ishte dita e tretë që kjo kompani është duke bërë dezinfektim në Malishevë.
Sot janë dezinfektuar tri shtëpi banimi të personave të prekur, një ordinancë, objekti i komunës, i zjarrfikësve dhe një depo që përdoret për grumbullimin e ndihmave humanitare.
Përndryshe, kompania “Zona Park” me seli në Prizren, është duke realizuar një projekt humanitar, në kuadër të luftimit të pandemisë COVID-19, për dezinfektimin e shtëpive dhe hapësirave të personave të prekur, në territoret e komunave të Malishevës, Prizrenit dhe Rahovecit, në vlerë prej 50 mijë eurove nga buxheti i kompanisë

Share.