Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar sot për ngushëllime në familjen e Astrit Ademajt, kandidatin të kësaj partie për kryetar të Pejës i cili u vra mbrëmë.
Për ngushëllime në familjen e Ademaj kanë shkuar Enver Hoxhaj, Bedri Hamza, Rashit Qalaj, Safete Hadërgjonaj, Bajrush Xhemajli, Adem Grabovci, Hajredin Kuçi.
Kujtojmë se mbrëmë në Pejë në një incident të armatosur në rrethana ende të panjohura mbetën të vrarë Astrit Ademaj dhe zyrtari tjetër i PDK-së, Blerand Kadriaj.
Varrimi i Astrit Ademajt do të bëhet nesër në fshatin Katund i Ri i kësaj komune. /TV Malisheva