Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se pas intervistimit të 20 të infektuarve në Prishtinë, sot janë testuar rreth 40 kontakte të tyre.
“Të gjitha rastet kanë rezultuar negative. Vazhdoni të qëndroni në shtëpi”, shkruan Ahmeti në Facebook.
Ndryshe, Prishtina sot pas orës 17.00 është vendosur në karantinë për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me COVID-19, ku vetëm në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 20 raste të reja, duke ngritur kështu bilancin në 47.