Klinika Infektive ka njoftuar se në bazë të raportit të sotëm në klinikë janë të hospitalizuar gjithsej 57 raste, prej tyre, me Covid-19, janë gjithsej 55 raste.

“Gjendja e pacientëve është si vijon: 45 raste janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në mjekimin intensiv ndodhet një pacient, i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik. Raport i hartuar nga Dr Sadije Namani, specialiste-infektologe”, thuhet në njoftim./ Tv Malisheva

Share.